Bibla E Investimit Në Kriptomonedhë
Udhëzuesi Përfundimtar Për Bllokzinxhirin, Verifikimin, Tregtimin, ICO, Platformën Ethereum, Bursat, Kriptomonedhat Kryesore Për Investim Dhe Strategjitë E Përsosura Për Të Bërë Para
Alen T. Norman
Përkthyesi: Aurel Manushi
Merrni librin tuaj falas Balenat Bitcoin
(Gjejeni në fund të një libri)
Të drejtat e autorit © 2017 nga Alan T. Norman.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, shpërndahet, ose transmetohet në ndonjë formë ose me ndonjë mjet, përfshirë fotokopjimin, regjistrimin, ose metoda të tjera elektronike ose mekanike, ose me ndonjë sistem të ruajtjes dhe rikuperimit të informacionit pa lejen paraprake me shkrim të botuesit, përveç në rastin e citateve shumë të shkurtra të mishëruara në rishikime kritike dhe përdorime të caktuara jotregtare të lejuara nga ligji i të drejtës së autorit.
Tabela E Përmbajtjes
Tabela E Përmbajtjes
Pse Duhet Ta Lexoni Këtë Libër
Kapitulli 1. Mitet Për Kriptomonedhën Dhe Rregullat Kryesore Të Tregut Të Kriptomonedhës
Mitet e Kriptomonedhës
Pse Duhet Të Hyni Tani në Botën E Biznesit Të Kriptomonedhës
Caktimi i qëllimeve dhe identifikimi i rregullave kryesore të tregut
Kapitulli 2. Parimet themelore të kriptomonedhës dhe Batmani i kohëve tona
Përparësitë e kriptomonedhës
Shpikësi i Bitcoin dhe pse ai është Batmani i kohërave tona
Kapitulli 3. Bitcoin dhe verifikimi
Si funksionon procesi verifikues
Prova e Punës dhe pse është e rëndësishme
Kapitulli 4. Bllokzinxhiri
Si funksionon Bllokzinxhiri?
KAPITULLI 5. Portofolet ose si të ruajmë të sigurtë Bitcoin
Depoja e ftohtë dhe karta e debitit Bitcoin
Kapitulli 6. Platforma Ethereum
Krijimi dhe si funksionon
Kontratat inteligjente
Kapitulli 7. 10 Kriptomonedhat më të mira dhe ku ti gjurmoni çmimet e tyre
Kriptomonedhat më të mira
Kapitulli 8. Shkëmbimet kryesore të kriptomonedhave
Si të regjistroheni në bursën e kriptomonedhave
Kapitulli 9. Bursat digjitale të monedhave
Ku mund të gjeni bursa të sigurta dhe të besueshme të monedhës digjitale?
Kapitulli 10. Si të fitojmë kriptomonedha
Rishitja e kriptomonedhës
Bërja e investimeve afatgjata: një vështrim më në thellësi
Tregtimi: Një shikim më në thellësi
Verifikimi: Një shikim më në thellësi
ICO
Kapitulli 11. ICO-të
ICO-të kundrejt IPO-ve
Si të bëjmë dallimin mes ICO-ve premtuese dhe skemave piramidale
Si të identifikoni ICO-të e mira
Si të merrni pjesë në ICO
Kapitulli 12. Tregtimi
Vendosja e porosive në bursë
Tregtimi me marzhe
Tregtimi ditor dhe tregtimi me pozicione afatgjata
Analizimi i Modeleve të Grafikut
Kapitulli 13. Strategjitë e investimeve
7 strategji të investimeve + 2 strategji të përkohshme
Kapitulli 14. Menaxhimi i rrezikut dhe parave
Kapitulli 15. Mendësia e investitorit dhe këshilla të dobishme
Përfundim
Rreth autorit
Libri falas Balenat e Bitcoin
Pse Duhet Ta Lexoni Këtë Libër
Shumica e njerëzve i presin idetë e reja me shumë frikë, skepticizëm, madje edhe me mohim. Sigurisht, është shumë më e sigurt të qëndroni në zonën e rehatisë dhe të vazhdoni të ecni në rrugën e rrahur. Sidoqoftë, në një moment të caktuar, ndoshta ia vlen të pyesni veten: sa larg do të më çojë kjo rrugë? Më shumë gjasa, kjo nuk do tju çojë më larg se dera tjetër e jetës suaj.
Lëvizja është përparim. Prandaj, nuk duhet të keni paragjykime dhe të mësoni gjëra të reja në mënyrë që të mos ngeleni prapa ndërsa bota vazhdon të ecë përpara. Kjo është e vërtetë për shumë fusha të jetës sonë dhe në financat personale, madje edhe më shumë.
Për njërën, paratë e letrës nuk janë më të përhapura. Me siguri do të pranoni që është më e përshtatshme të paguani për kostot dhe komoditetet tona me kartën e vogël plastike të lëshuar nga banka juaj. Kjo lloj shlyerjeje pa para në dorë është shumë më e mirë edhe për arsye sigurie.
Jo shumë kohë më parë, njerëzimi zbuloi një tjetër lloj paraje, krejtësisht të re para digjitale ose kriptomonedhë. Ky është një brez i ri i monedhës, që krijohet përmes përdorimit të softuerit të kriptimit. Këto njësi të kriptomonedhës formohen dhe ruhen përmes kriptimit algoritmik.
Do të doja të përqendrohesha pak në llojet e problemeve që kriptomonedha mund të zgjidhë. Kjo është një çështje që do të shtroj gjatë këtij libri, por tani dua ta përqendroj vëmendjen tuaj në një koncept të quajtur besim. Ky është një problem i rëndësishëm që e zgjidh kriptomonedha. Më lejoni të shpjegoj duke përdorur një shembull nga jeta ime.
Vendosa që doja të krijoja një biznes dhe të fitoja para kur isha në shkollë. Bashkë me tre shokë të shkollës u nisëm për të shitur lule. Secili prej nesh shënoi informacionin për fitimet e veta në një fletore të vjetër, të cilën ia kalonim njëri-tjetrit. Kur kjo fletore përfundoi në duart e mia, dhe unë vërtet doja akullore, pyesja veten nëse mund të ndryshoja shifrat e shkruara për përfitimin tim. Por, e qortova veten dhe mendova: po sikur shoku im të bënte të njëjtën gjë? Kështu, është e qartë se mosbesimi mund të lindë edhe midis shokëve më të ngushtë. Kriptomonedha e zgjidh këtë problem pasi nuk na lejon të shtojmë ose ndryshojmë diçka sapo të jetë në sistem.
Sidoqoftë, shfaqja e kriptomonedhës, e cila zgjidh problemin e madh të besimit, nuk duhet të shoqërohet me shpërthimin e një komete, një dhuratë nga lart ose ndonjë lloj tjetër të fillimit të përrallës. Në fakt, krijimi i kriptomonedhës është shumë më i thjeshtë.